Pse Rama nuk do të takohet me Osmanin?

Aktuale

Pse Rama nuk do të takohet me Osmanin?

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:37
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Nga pritja shtetërore e deri te dreka zyrtare – kjo është agjenda e Edi Ramës në Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Rama u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ajo që ra në sy nga axhenda e takimeve është se kryeministri nuk nuk ka gjetur një orar të përshtatshëm për të takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Nuk dihen ende shkaqet dhe arsyet e kësaj. Rama në agjendën e tij ka takime me të gjithë kryetarët e partive politike në Kosovë. 

Kujtojmë se Osmani dhe Rama në vazhdimësi nuk janë pajtuar për disa çështje, përfshirë edhe mini-Shengenin ballkanik, ku presidentja në detyrë edhe dje, ndryshe nga kryeministri, u shpreh se ky projekt është i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë.

Pas takimit, dy kryeministrat do të dalin në konferencë për media.

Gjatë ditës, Rama do të takojë krerët e partive politike në Kosovë.

Kjo është agjenda e plotë e vizitës së Ramës në Kosovë:

08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp

10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)

11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)

12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)

13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.

15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat