Zgjedhjet lokale/AAK tregon komunat që pret fitore të bindshme

Aktuale

Zgjedhjet lokale/AAK tregon komunat që pret fitore të bindshme

Nga: M.H. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Më 17 tetor priten të mbahen zgjedhjet lokale në vend.

Partitë politike janë ato të cilat kanë filluar fushatat e tyre për të i bindur qytetarët në lidhje me votën e tyre.

Secila parti në mënyren e saj po premton gjëra të nevojshme për qytetarët.

Në lidhje me pritshmëritë nga këto zgjedhje, për “Bota sot”, ka folur nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili shpreh se kanë një pozitë të favorshme në këto zgjedhje lokale.

Ai përmend 6 komuna në të cilat presin fitore të bindshme.

“AAK e ka një pozitë bukur të favorshme në zgjedhjet lokale. Ne kemi udhëhequr me 7 komuna dhe përformanca qeverisëse e AAK në këto komuna ka qenë e një niveli shumë të lartë. Presim që Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Decani, Klina dhe Juniku, të shënojnë fitore të sigurtë. Shumica prej tyre që në raundin e parë. Natyrisht janë edhe disa komuna të tjera, ku presim rezultat shumë të mirë. E presim në rezultat fitues edhe në Istog”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë se në pesë komuna pret që minimalisht të shkojnë në balotazh mirëpo që ai thekson se në këto zgjedhje pret rritje të ndjeshme të AAK-së.

“Poashtu synim yni real besoj, do të jetë që minimalisht të shkojmë në balotazh në Prishtinë, Podujevë, Pejë, e ndoshta edhe në Kamenicë apo Prizren. Ajo që mund ta them me siguri është se vota popullore për Aleancën në këto zgjedhje do të shënojë rritje të ndjeshme”, tha Nitaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat