Tërhiqen edhe kamionët e fundit nga Jarinja

Aktuale

Tërhiqen edhe kamionët e fundit nga Jarinja

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak kanë filluar të tërhiqen në mënyrë paralele bllokadat dhe policët e Njësisë Speciale.

Janë tërhequr të gjithë kamionët barrikadues nga pika kufitare në Jarinjë.

Tërheqja u bë pas marrëveshjes në Bruksel për tërheqjen e barrikadave dhe protestuesve ana e Serbisë, si dhe tërheqjen e Njësisë Speciale nga ana e Kosovës.

Tërheqja ka filluar në orën 08:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat