​Tahiri: Qeveria Kurti filloi zbatimin e “Zajedincës” me kompetenca ekzekutive

Aktuale

​Tahiri: Qeveria Kurti filloi zbatimin e “Zajedincës” me kompetenca ekzekutive

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:22
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka filluar implementimin e “Zajedincës” me kompetenca ekzekutive me marrëveshjen në Bruksel për targat e automjeteve.

Tahiri në seancën plenare, në deklarimet jashtë rendit të ditës, paralajmëroi se do të përdorin edhe mjete jo demokratike për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Tahiri: Ky është hapi i parë që keni fillu me implementu “Zajedincën” me kompetenca ekzekutive.

“Qeveria jonë përfundoi në një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme në Bruksel. Marrëveshja kjo e parë e Qeverisë Kurti e arritur me Serbinë, e cila i legalizoj targat KM, PR, PZ e të tjera që i lëshon Qeveria e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Iu kujtohet para dy jave shoku kryeministër me ato tabelat që nuk i zgjatën më shumë se dy javë. Ku përfunduan sot. Sot jemi me këto targa, pra këto targa lëshohen nga Qeveria e Kosovës për Kosovën, tashmë legale, tashmë Qeveria e Kosovës ka pranuar që këto targa të lëshohen për Kosovën. Unë si qytetarë i Kosovës kur vendosi ta regjistroj veturën i paguaj tatim institucioneve. Tash kujt i paguajnë tatim këta persona që marrin këto targa. I paguajnë Qeverisë së Serbisë, ky është hapi i parë që keni fillu me implementu ‘Zajedincën’ me kompetenca ekzekutive. Ky është dëmi më i madh që i keni bërë Kosovës. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se kjo që e kemi”, tha ai.

Marrëveshjen me Serbinë për targat e automjeteve, Tahiri e quajti edhe cenim të sovranitetit të Kosovës.

Tahiri: Shpresoj që mjetet demokratike të na mjaftojnë neve si opozitë me iu ndal, por po tutem se jo:

“Nuk ka pas marrëveshje që e ka dëmtuar më shumë subjektivitetin tonë ndërkombëtar, kjo marrëveshje e cenon sovranitetin tonë shtetërorë, kjo tashmë e ka shti Serbinë brenda[...]Siç po e shohim shpresoj që mjetet demokratike të na mjaftojnë neve si opozitë me iu ndal, por po tutem që jo”, shtoi ai.

Këtu u përfshi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca: Edhe nëse bëni protesta ato do të jenë demokratike, apo jo

“Edhe nëse bëni protesta ato do të jenë demokratike, apo jo”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat