Daut Haradinaj befason me fjalët për Arben Vitinë: Ja kush del i pari në Prishtinë

Aktuale

Daut Haradinaj befason me fjalët për Arben Vitinë: Ja kush del i pari në Prishtinë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:27
Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, u shpreh i bindur se kryeqyteti në zgjedhjet e 17 tetorit shkon në balotazh dhe se gara do të zhvillohet për vendin e dytë, pasi në të parin do të dalë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

“Gara është e hapur, ne jemi në kontakt me njerëz dhe nga përvoja ime e këtyre muajve unë e shoh që do të jetë një rezultat më ndryshe. Pyetja gjithmonë është a do të ketë balotazh? Unë jam i bindur se do të ketë balotazh, por se kush shkon në balotazh mbetet të shihet me datën 17. Është herët të dihet, por për të parin besoj se do të jetë kandidati i Vetëvendosjes, pavarësisht se çfarë mund të flas unë për kandidaturën e tij, ndërkaq për të dytin gara është e hapur”, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje shtoi se lista e asamblistëve dhe programi me të cilin garon në këto zgjedhje do të ndikojnë dukshëm në rezultatin e AAK-së në Prishtinë.

“Jemi tash e dhjetë muaj duke bërë fushatë në kryeqytet, duke e pa gjendjen si e kemi dhe mendoj se një rezultat ndryshe del me datën 17 për shumë arsye, e para është se Prishtina duke e lypë një kryetar vendimmarrës, serioz, sepse është kah vuan në këtë kohë, duke filluar nga kaosi urbanistik, trafiku,  parkingjet dhe në të njëjtën kohë pres shumë nga kandidaturat në listë, sepse unë nuk kam listë që veç  e kam nxjerrë në publik, por e kam një listë të studiuar mirë, të profileve të ndryshme të kryeqytetit, brenda në qytet, por edhe të kategorive të ndryshme të periferisë sepse një pjesë e madhe e kandidatëve i kanë injoruar 42 fshatra të kryeqytetit, unë e kam bërë një kombinim të avancuar në këtë drejtim dhe pres që besimi qytetar të jetë edhe në program edhe në kandidaturën time”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat