Haki Abazi i kundërpërgjigjet LDK-së, ia kujton kohën kur bënin marrëveshje për komandantin serb

Aktuale

Haki Abazi i kundërpërgjigjet LDK-së, ia kujton kohën kur bënin marrëveshje për komandantin serb

Nga: A.M Më: 10 tetor 2021 Në ora: 13:13
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar ndaj deklaratës së LDK-së për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abazi tha se është politikish e pandershme që LDK gabimet e së kaluarës të përdoren sot në fushatë elektorale.

“Po të njëjtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave”, shkroi në Facebook deputeti i VV-së, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Deklaratat e kreut të LDK për asociacionin se kinse qeveria do ta pranojë asociacionin, vijnë pikërisht prej atyre që e kanë nënshkruar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë me kompetenca ekzekutive dhe një etnike.

Ëshë politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale. Po të njejtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave.

Kosova sot ka institucione me legjitimitet si asnjëherë më parë dhe qeveri që zbaton politika në përputhje të plotë me kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese në interes të sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës.

Ata mund të janë të friksuar sepse me frikë kanë vepruar edhe kur ishin të gatshëm që për pushtetin e tyre të rrëzojnë qeverinë e votës qytetare edhe me çmimin e ndarjes së vendit dhe në mes të pandemisë COVID19.

Qytetarët dhe qeveria nuk janë të frikësuar sepse jemi në të drejtën tonë dhe në të drejtën e barazisë edhe në dialogun me Serbinë. Dje kishte frikë, sot ka vendosmëri dhe qartësi.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat