Dita Botërore e Shëndetit Mendor, Osmani bën thirrje për kujdes ndaj vetes

Aktuale

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, Osmani bën thirrje për kujdes ndaj vetes

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 20:39
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ka bërë thirrje për kujdes ndaj vetes.

Përmes një statusi në Twitter, ajo tha se duhet të gjeni kohë për vetën dhe më të dashurit tuaj.

“Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor ju bëj thirrje të gjithëve të ndani një moment për veten dhe të dashurit tuaj. Shumë njerëz në shoqërinë tonë luftojnë me shëndetin mendor dhe ne duhet ta trajtojmë atë me të njëjtën urgjencë si shëndeti ynë fizik”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo shtoi se vetëm pse ne nuk mund ta shohim një problem të tillë, nuk do të thotë se nuk po ndodh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat