Pasi mbështeti planin e Ramës për bashkim, Edita Tahirit i kundërpërgjigjet analisti nga Amerika – ia bën të qartë këtë gjë

Aktuale

Pasi mbështeti planin e Ramës për bashkim, Edita Tahirit i kundërpërgjigjet analisti nga Amerika – ia bën të qartë këtë gjë

Nga: A.M Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:08
Edi Rama dhe Edita Tahiri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditë më parë njoftoi se në planet e tij është edhe bashkimi i Kosovës dhe Shqipërinë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo mbështeti planin e Ramës në lidhje me këtë ccështje, duke e cilësuar atë si lajm të mirë.

“Lajm i mirë - Kryeministri Rama në emisionin “Zonë e Lirë” ka deklaruar se në planet e tija është' Bashkimi Kosovës me Shqipërinë'. Kjo ka nxitur reagimin e Rusisë, edhe pse pa ngurrim Rusia po armatos Serbinë dhe po mbështet krijimin e "Serbisë së Madhe" të feshur në kodin e fjalëve 'bota serbe'”, shkroi Tahiri në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo, ish-kryenegociatores iu kundërpërgjigj analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai u shpreh se Rama po tenton të luajë me emocionet njerëzve dhe se plani i tij për bashkim është një hi syve.

“Rama, me tingujtë e muzikës serbe kremton bashkimin në Open Balkan me vëllëzrit e tij sllav, dhe kur shpallet tradhtar nxiton të arrijë atë ekstremin tjetër, dhe të luajë me emocionet e njerëzve. Loja me bashkimin është një hi syve, kush është ai që mund t’i besojë këtij renegati”, u shpreh Bekteshi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat