Kurti: E drejta e vajzave për arsimim është e panegociueshme

Aktuale

Kurti: E drejta e vajzave për arsimim është e panegociueshme

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:25
Albin Kurti

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në këtë ditë, duhet të sigurohemi që vajzat në Kosovë gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

Ai ka thënë se për 1 mijë euro në vit do të ofrojmë mbështetje financiare për 1 mijë vajza studente në fushat e STEM në Kosovë.

“E drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, është e panegociueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi në Facebook:

Këtë vit bota po shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me sloganin “Brezi digjital, brezi ynë".

Ne duhet të sigurohemi që vajzat në Kosovë gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit.

Progresi teknologjik dhe mbarëshoqëror është i lidhur ngushtë me dijen. E drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas.

E drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, është e panegociueshme.

Nëpërmjet 1000 bursave studentore do të ofrojmë mbështetje financiare për 1000 vajza studente në fushat e STEM në Kosovë. Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor.

Më shumë detaje rreth thirrjes mund të gjenden në faqen e MAShTI.

Le ta mbështesim potencialin e larmishëm dhe të pakufishëm të secilës vajzë.

Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Vajzave!

#IDG2021

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat