Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it

Aktuale

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:12
Foto nga takimi

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici, me rastin e përfundimit të mandatit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontribut në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të këtyre trupave.

Presidentja Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Ajo ka potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat