Gjeneral Ramadan Qehaja pas eskalimit të situatës në veri: Kjo gjë duhet t’i bëhet e qartë BE-së për Serbinë

Aktuale

Gjeneral Ramadan Qehaja pas eskalimit të situatës në veri: Kjo gjë duhet t’i bëhet e qartë BE-së për Serbinë

Nga: A.Z Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:54
Aksioni në veri

Gjenerali Ramadan Qehaja, ka reagun në lidhje me ngjaret e fundit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aksioni i sotshëm në veri, përbën një aksion të rëndomt policor për luftimin e krimit të organizaur.

Qehaja shtoi se në veri grupet kriminale fshihen nën petkun e problemeve politike evropiane, duke ndërhyrë në punë tona të brendshme.

Madje, ai theksoi se Bashkimit Evropian duhet bërë të qartë për destruktivitetin serb, me të të cilin Kosova po ballafaqohet në vazhdimësi, përcjetll "Bota sot".

Postimi i plotë:

Me shkasë: Aksioni i sotshëm i policisë në veri (dhe në pjesët tjera të vendit) përbën një aksion të rëndomtë policor në funksion të luftimit të krimit të organizuar. Në veri krimi është multi-etnik por atje grupet kriminale fshihen nën petkun e problemeve politike dhe stabilokracisë evropiane. Ato grupe e kanë avantazhin e përkrahjes direkte nga shteti serb e që në fakt është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët tona të brendshme, përkatësisht në integritetin territorial te Republikës së Kosovës. Me një punë intenzive politike e diplomatike duhet bërë të qartë shteteve te Bashkimit Evropian e më gjerë për destruktivitetin serb me të cilin shteti ynë në vazhdimësi po ballafaqohet. Policia duket të jetë në presion së voni në kryerjen e detyrave tejet sfiduese në funksion të sigurisë e rendit publik. Pjesëtarët e NJSO dhe FIT meritojnë respekt për dedikim dhe profesionalizëm, kontribut ky i pashoq për proceset shtet-ndërtuese që po kalojmë. Duke mos bërë kalkulime politike ditore, vlerësoj se operacionet e tilla të rendit e të ligjit duhet të kenë përkrahje gjithëpopullore. R.Q

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat