Vushtrria shkon në balotazh, garë e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së

Aktuale

Vushtrria shkon në balotazh, garë e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Me vetëm një vendvotim që ka mbetur pa u numëruar në Vushtrri, komuna ka shkuar në balotazh.

Kandidati i PDK’së për Vushtrrinë, Ferit Idrizi, ka arritur të marrë 34,88 për qind.

Teksa është pasuar nga kandidati i LDK’së, Xhafer Tahiri, me 33,72 për qind.

I treti është radhitur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Rexhepi, me 26,11 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat