Mbi 4 mijë vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktuale

Mbi 4 mijë vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 06:56
Ilustrim

Katër mijë e 597 doza u administruan në 24 orët e fundit në vend, kundër koronavirusit.

836 mijë e 961 është numri i të vaksinuarve me dozën e parë, ndërsa mbi 700 mijë me dozën e dytë.

Numri total i personave të imunizuar ka shkuar në mbi 1.5 milion, njofton MSH.

"Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.557 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat