Edhe qindra vendvotime tjera të zgjedhjeve për Kuvende Komunale do të rinumërohen

Aktuale

Edhe qindra vendvotime tjera të zgjedhjeve për Kuvende Komunale do të rinumërohen

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Rreth 500 vendvotimet për të cilat u vendos të hënën që të rinumërohen, nuk do të jenë të fundit. Edhe qindra vendvotime të tjera, që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit.  

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka miratuar ankesat e një numri të caktuar të kandidatëve për Kuvende të ndryshme Komunale.

Njoftimi lidhur me këto vendime të PZAP-it u bë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u vendos që rinumërimi i këtyre vendvotimeve të bëhet plotësisht.

Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës: Drenas, Viti, Istog, Shtime, Vushtrri, Klinë, Prishtinë, Pejë, Lipjan, Prizren, Gjilan, Malishevë, Deçan, Skënderaj, Kaçanik dhe Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat