MASHTI tregon si do të mbahet mësimi në komunat që janë në balotazh

Aktuale

MASHTI tregon si do të mbahet mësimi në komunat që janë në balotazh

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:44
MASHTI

Qytetarët e disa komunave të Kosovës do të ju drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e tyre për kryetar komune.

Nga 38 komuna sa janë gjithsejt, 20 prej tyre do të shkojnë në balotazh këtë dielë më 14 nëntor.

Tradicionalisht, shkollat publike të vendit, përdoren si qendra të votimit në ditën e zgjedhjeve.

E pasi vendi ende është duke u përballuar me Coronavirusin, nga ekspertët e shëndetësisë është rekomanduar që klasat të ajrosen për një ditë të tërë, pas ditës së zgjedhjeve në mënyrë që të jenë të pastërta për të vijuar nxënësit mësimin.

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se edhe kësaj radhe, shkollat që do të jenë qendra të votimit, të hënën do të vazhdojnë procesin mësimor online.

“Njëjtë si herën e kaluar. Shkollat që janë qendra votimi, të hënën e bëjnë mësimin online”, deklaroi Pupovci.

Më 28 tetor, pas shpallje së rezultateve nga Këshilli Qendror Zgjedhor u vendos që këto komuna të shkojnë në përsëritje të votimit: Prishtina, Gjakova, Drenasi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prizreni, Shtime, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat