Njësia Speciale në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë

Aktuale

Njësia Speciale në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qendrën më të madhe të votimit “Isa Boletini” në Podujevë, është shtuar fluksi i votuesve.

Ani se nuk është shënuar asnjë parregullsi në këtë qendër, prezent janë edhe policë nga Njësia Speciale.

Menaxheri i kësaj qendre, Fehmi Zeqiri ka thënë se 35 përqind deri në orën 17:00 kanë dalë me ushtruar të drejtën e tyre të votës në Shkollën e Mesme Ekonomike.

Zeqiri ka thënë se nga afër 13 mijë votues sa kanë të drejtë vote në këtë shkollë, kanë votuar 4 mijë e 521.

Ai tha se deri në këto momente nuk është shënuar asnjë parregullsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat