Pacolli kapet me komentuesin: Tash unë të them…

Aktuale

Pacolli kapet me komentuesin: Tash unë të them…

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:14
Behgjet Pacolli

Në njoftimin se do të fillojë ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Behgjet Pacollit iu bë një koment interesant.

Një qytetar ka shkruar se do të ishte më mirë të bënte një spital në Kosovë, pasi që në Kosovë kërkon edhe votën.

“I nderun sikur ta kishe bo t'paktën në këtë Kosovë ni Spital s'kishim dasht më shumë prej juve, qysh e lyp votën tonë Kosovë kur e jep maksimumin për Shqipërinë, s'jam kundër larg asaj se krejt ni GJAK jemi, por duhesh më së pari konakin tan, atëherë me dal kojshi po sidoqoftë VOTËN LYPE NË SHQIPËRI, ah harrova Aeroportin e Gjakovës s'mujte me investu Jo se so Shqipëri hajde ntm“, ka shkruar qytetari.

Pacolli iu përgjigj shpejt. Ai tha se Qeveritë e Kosovës nuk krijojnë kushte për investitorët.

Tutje ai shkroi se Kosova duhet të zgjedh njerëz të punës e jo njerëz që vuajnë nga xhelozia dhe urrejtja.

“Tash une të them, Qeveritë e Kosovës nuk krijojnë kushte për Investitorët. Posa kam përfunduar ndërrimin e spitalit më modern në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës ka bllokuar për 5 muaj importin e instrumenteve medicinale, instrumentale që është dashtë të blehen për herën e dytë për shkak të prishjes nga lagështia (kanë pritur mbi 5 muaj në portin e Durrësit për mungesë të lejes së importit nga qeveria e Kosovës). Kosova duhet të zgjedh njerëz të punës e jo njerëz që vuajnë nga xhelozia dhe urrejtja“, shkroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat