Kurtishaj takohet me Durmishin, bisedojnë për problemet e transportit rrugor

Aktuale

Kurtishaj takohet me Durmishin, bisedojnë për problemet e transportit rrugor

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj është takuar me zv.ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishi ku është biseduar për problemet në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë.

Po ashtu në takim është thënë se presin nga grupet parlamentare takim për të kërkuar përkrahjen financiare për këtë sektor.

Postimi i plotë:

Para pak qastesh perfundoj takimi ne mes te Shoqatës së tranportit rrugor të udhëtarve dhe zv. Ministrit të Infrastrukturës z. Hysen Durmishi për problemet në sektorin e transportit rrugor të udhëtarve me autobusë.

Gjithashtu në bazë të shkresave dërguar grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, presim sa më parë takim për të kërkuar perkrahjen konkrete financiare për këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat