Pyet Naim Maloku: Kush duhet të përgjigjet për mosndëshkimin e krimit mbi Heroinën?

Aktuale

Pyet Naim Maloku: Kush duhet të përgjigjet për mosndëshkimin e krimit mbi Heroinën?

Nga: M.L. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Naim Maloku

Mbrëmë (e shtunë 11 dhjetor) janë arrestuar tre persona për vrasjen e trefishtë që ndodhi javë më parë në fshatin Gllogjan. Që të tre të arrestuarit janë familjarë ndërmjet vete.

Motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Lidhur me këtë rast ka reaguar ish komadati i UCK-së, Naim Maloku. Ai bëri përgjegjës drejtësinë në Kosovë pse nuk pati drejtësi për Heroinën.

Ai pyet se nëse do të kishte pasur drejtësi për Heroinën a do të ndodhte krimi në Gllogjan?

Postimi i plotë:

As që mund të arsyetohet krimi në Gllogjan a posaçërisht humbja e jetëve të dy nxënësve, por:

Pse s pati drejtësi për Heroinën?

Kush duhet të përgjigjet për mosndëshkimin e krimit mbi Heroinën?

Po të kishte pas drejtësi për Heroinën a kishte me ndodhë krimi në Gllogjan?

Për të dy krimet fajtore është edhe jo Drejtësia Kosovare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat