Kurti i drejtohet Ramush Haradinajt: Kthej 200 hektarë tokë ne t’i japim 70 mijë euro

Aktuale

Kurti i drejtohet Ramush Haradinajt: Kthej 200 hektarë tokë ne t’i japim 70 mijë euro

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, i është kundërpërgjigjur deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Haradinaj dje tha që ministrat e tij duhet të shkojnë “të mërdhihen në shatorr” te punëtorët e KEK-ut.

Kurti i tha Haradinajt që t’ia kthejë Kosovës 200 hektarë tokë të cilat ky i fundit i ka blerë përmes procesit të privatizimit, me çmim 3.5 euro për ari, të cilat i kushtuan vetëm 70 mijë euro.

“Deputeti Haradinaj le t’i kthen në shtet 200 hektarë tokë dhe ne ia jepim 70 mijë euro”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat