I burgosuri i grupit “Kumanova” i reagon Vehbi Kajtazit: Tani do të flasim troç, nuk ka me lujt k*qe

Aktuale

I burgosuri i grupit “Kumanova” i reagon Vehbi Kajtazit: Tani do të flasim troç, nuk ka me lujt k*qe

Nga: P.R Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:17
Vehbi Kajtazi dhe Enver Hoxha Klein

Gazetari Vehbi Kajtazi, gjatë një emisioni të brendshëm ka thënë se Grupi “Kumanova” janë një bandë kriminale e cila kishte planifikuar që ta sulmonte edhe burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

“Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë, në një zonë…cilat drejta të shqiptarëve? Një bandë kriminale prej ktuhit po shkon për të drejta të shqiptarëve atje. A e din që ka pas hetim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kjo bandë ka planifiku me sulmu Burgun e Sigurisë së Lartë me e nxjerr një kriminel tjetër, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojmë këto sende e këto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe nëse po na dëgjojnë le të flet dikush ndryshe, përfaqësues i Gruevskit në Prishtinë, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka tërhjek vërejtjen për një grup që po sillen anej të armatosun, por s’ka marr përgjigje. Ramushi po na dëgjon, le të thotë ndryshe. E ka taku Hashim Thaçin, i cili s’është këtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa. Të gjithë këta tu kërku zgjidhje sepse një grup prej Kosove i armatosun ka shku atje edhe po shkakton trazira. Paraprakisht ka qenë ai incidenti në stacionin policor në kufi, dmth ku kanë hy i kanë ç’armatos policët. Mos t’bahemi opurtunista na tash me thane këtu a a janë terroristë a jo. Ata kanë shku në një shtet tjetër të armatosur prej Kosove, dhe ata udhëheqësit e tyre i kanë marr do pare sepse kanë dal dëshmitë nja 3 milionë euro që ka pagu shërbimi maqedonas, ata udhëheqësit kanë dasht do pare, e një pjesë e tyre përnime se kanë ditë as ka po shkojnë”, ka deklaruar ndër tjerash Vehbi Kajtazi.

E ndaj Kajtazit ka reaguar i burgosuri nga grupi “Kumanova”, Enver Hoxha Klein.

“Unë jam njëri nga të burgosurish në ketë rast dhe kërkoj ofrosh fakte më emër e mbiemër kush ka marrur pare ( është paguar) dhe para se gjithash kush ka paguar (ishte/ishin “Sponsor” ???) nga “shteti mik i Kosovës sipas jush. Nëse pushteti i atëhershëm, strukturat shtetërore janë palë e implikuar në ketë skenar nuk e di nga kjo ide e juaja për mikun (shtetin fqinjë)!?”, ka shkruar Hoxha, përcjellë “Bota sot”.

Reagimi i plotë:

Më shkas!

Nga debati i mbrëmshëm, të hënën 13.Dhjetor në TV Dukagjini (nga minutazhi 1h20min në lidhje për ‘Rastin Kumanova!

Vehbi Kajtazi, unë quhem Enver Hoxha Klein, Luftëtar Çlirimtar ( e jo kriminel) i asaj Republike që ty të mundëson sot çuditërisht të flasësh në mënyrë hipokrite përgjithësuese më tendencë sikurse bënte propaganda serbe në kohën e Milloshit ‘site Albanci je Terroristi.

Unë jam njëri nga të burgosurish në ketë rast dhe kërkoj ofrosh fakte më emër e mbiemër kush ka marrur pare ( është paguar) dhe para se gjithash kush ka paguar (ishte/ishin “Sponsor” ???) nga “shteti mik I Kosovës sipas jush. Nëse pushteti i atëhershëm, strukturat shtetërore janë palë e implikuar në ketë skenar nuk e di nga kjo ide e juaja për mikun (shtetin fqinjë)!?

Kohën e Gruevskit më zhvillimet e pastajme, Marrëveshja e Perzhinos I-II, Shuttlediplomacia e emisarëve special (për dy vite me radhë pas ndodhisë), antarësimit të ‘Mikut verior ( pas transformimit) në Nato, ngjajshëm siç mund të marrim kronologjikisht Kosovën e paraluftës, luftën çlirimtare, zbarkimin e KFOR-it, pavarësimin e saj janë etapa specifike në rrethana krejtësisht të ndryshëm nëpër të cilat kanë kaluar dy vendet, kështu që mos ngatërro kohërat se … t’kap barku e po shkulavesh.

Rasti ‘Kumanova është më peshë të rendë e nuk do t’i lejohet sot më askujt të lëshoj fjalët si ‘LOPA BAGLËN!

Do të doja të përballesha më ju përmes një transmetimi të drejtpërdrejt të ndonjë kanali televiziv sa më parë.

Mjaftë është shpifur në media dhe dezinformuar/manipuluar opinioni publik.

Jemi mbajtur për vite në izolim total në pamundësi në komunikim më botën. Tani është ndryshe, është mjaftë më këto dokrra e fëlliqësitë.

Gjermanët thonë ‘Jetzt wird mal Tacheles geredet!

Tani do të flasim troç, nuk ka ma me lujt koqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat