LDK në Mitrovicë e ka përjashtuar nga partia ish-kandidatin për kryetar, Armend Agollin

Aktuale

LDK në Mitrovicë e ka përjashtuar nga partia ish-kandidatin për kryetar, Armend Agollin

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:49
Armend Agolli

Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imerin.

Në njoftim thuhet se të Agolli dhe Morina që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale

“kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”.

“Të njëjtit kanë shkelur mbi besimin që strukturat dhe votuesit besnik të LDK-së u kanë dhënë. Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia politike e aktivistëve të saj besnik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat