“Isha ndër të parat që u mobilizova për ta ndaluar Vuçiqin të kalonte mes varrezave të Jasharëve”

Aktuale

“Isha ndër të parat që u mobilizova për ta ndaluar Vuçiqin të kalonte mes varrezave të Jasharëve”

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 22:05
Melihate Tërmkolli

Një protestë e madhe është mbajtur në Shqipëri e thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Qëllimi i kësaj proteste ishte të kundërshtonte vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili merrte pjesë në kuadër të takimit të “Open Ballkan”.

E pjesë e kësaj proteste ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Melihate Tërmkolli.

Tërmkolli tha ishte ndër njerëzit e parë që u mobilizua ta ndalonte Vuçiqin që të kalonte përmes varrezave të familjes Jashari.

“Po një protestë të cilën e kemi organizuar në Kosovë para dy a tre viteve, kur erdhi Vuçiq në Kosovë dhe donte të kalonte përmes varreve të Jasharëve jam ndër të parët njerëz që e kam kundërshtuar dhe jo vetëm kundërshtuar por ju kam bërë me dije edhe atyre që Vuçiqi po shkon në dy fshatra në Skenderaj”.

“Në njëfar mënyre e kam organizuar se nuk mundem ta ndalnim atje në veri së paku të mos na kalojë mes varreve të Jasharëve dhe për fat të mirë njerëzit u organizuan dhe unë isha aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat