Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave për nevojat e KEK-ut

Aktuale

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave për nevojat e KEK-ut

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Liburn Aliu

Qeveria e ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës, lidhur me procesin e shpronësimit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se shpronësimet prekin fshatrat Hade, Shipitull, Sibovc e zona të tjera në Obiliq.

Departamenti i Shpronësimit tani i propozon Qeverisë së Kosovës që të nxjerr vendim preliminar me të cilin miratohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për interes publik për pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut. Zona kadastrale Hade, Shipitull, Leshkosiq, Siboc në Obiliq”.

Sipas propozimit të Departamentit për Shpronësime, Qeveria e Kosovës me datë 13.10.2021 ka miratuar vendimin për miratimin e kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut. Zona kadastrale Hade, Shipitull, Leshkosiq, Sibovc në Obiliq”.

Me datën 08.11.2021 ka mbajtur dëgjimin publik dhe pronarët e pronave kanë dorëzuar të gjitha ankesat dhe kërkesat”.

Pjesë e këtij vendimi preliminar sipas kërkesës së KEK-ut nuk janë pjesë e shpronësimeve pronat e pronarëve që kanë nënshkruar kontrata fakturiale që për shitblerjen e pronave dhe pasurisë sipas kornizës së politikave për zhvendosje sipas tabelës së dërguar nga KEK-u me datë 17.12.2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat