Prej sot fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar

Aktuale

Prej sot fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar

Më: 1 janar 2022 Në ora: 08:02
Ilustrim

Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se duke filluar nga sot (data 01.01.2022), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Sipas njoftimit, marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021.

“Pra, duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.

Byroja Kosovare e Sigurimit falënderon Qeverinë e Kosovës si dhe Bankën Qendrore të Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat