Sot konferenca për rastin Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Aktuale

Sot konferenca për rastin Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 08:09
Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli

Sot do të mbahet konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Konferenca pritet të mbahet në ora 14:30.

Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat