Qytetarët të pakënaqur me shpenzimet e deputetëve për derivate

Aktuale

Qytetarët të pakënaqur me shpenzimet e deputetëve për derivate

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:24
Pamje nga Prishtina

Publikimi i shpenzimeve për derivate nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të shumta. E të pakënaqur me këto shpenzime po dalin të jenë edhe qytetarët.

Shpenzimet e disa prej deputetëve e kanë indinjuar edhe qytetarin Shaip Hajrizi, i cili thotë se nuk është mirë që disa prej të zgjedhurve të popullit kanë keqpërdorur shpenzimet për interesat e tyre personale.

Hajrizi: Keq për deputetët që kanë keqpërdor shpenzimet për qëllime personale

“Për shpenzimet që i kanë bë deputetët, normalisht ata që kanë jetu në Prishtinë dhe i kanë marrë shpenzimet kinse banojnë diku tjetër nuk është në rregull nga ata fare, kushdo që janë pa i hyrë me emra”, thotë Haziri.

Adem Pajaziti thotë se nëse shpenzimet nuk janë të arsyeshme atëherë Qeveria duhet të veprojë.

Pajaziti: Paratë e shtetit të shpenzohen për punë e jo për nevoja personale

“Unë sa kam mundur të shoh ndoshta janë shpenzime pak më të tepërta, por nëse kanë kryer punë me vlerën e atyre atëherë s’është problem. Por nëse janë bërë për shpenzime të tjera qeveria duhet të shikojë. Varet prej një norme normative për punët zyrtare që i kanë kryer por jo edhe me marr veturën e me shku nëpër dasma e ahengje të ndryshme”, shprehet ai.

Edhe Avdi Gjata shpreh pakënaqësinë e tij me keqpërdorimet, porse thekson se është edhe kundër akuzave mes deputetëve që bëhen në Parlament.

Gjata: Kuvendi nuk është për me akuzu por për hapë rrugë që e çojnë shtetin përpara

“Çdonjëri që akuzon publikisht pa argumente dhe pa fakte se ka korrupsion, hajni e keqpërdorime atëherë është kundër shtetit, pasi që këto i bëjnë me qëllime të caktuara për të krijuar pasiguri. Rinia ka shpresuar dhe shpreson ende që qeveritë shqiptare do ta zgjedhin problemin. Andaj unë jam kundër problemeve që diskutohen në parlament, si për hajni, keqpërdorime. Sepse Kuvendi nuk është për me akuzu, por për me hapë rrugë, për të bërë politika që shtetin e çojnë përpara”, thotë Gjata.

Të enjten është publikuar lista e deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, ku sipas raportit për periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat