Pozhari: Një vit që kur e mori pushtetin absolut nga populli, Albin Kurtit sot duhet dikush t`ia thotë se..

Aktuale

Pozhari: Një vit që kur e mori pushtetin absolut nga populli, Albin Kurtit sot duhet dikush t`ia thotë se..

Nga: M.L. Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:19
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari, fotoilustrim: Bota sot

Nesër (14 shkurt) mbushet një vit që kur Lëvizja Vetëvendosje, fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Këtë ngjarje e ka risjell në vëmendje analisti Xhevdet Pozhari.

Në një postim në Facebook, Pozhari ka shkruar se nesër bëhet një vit që kur populli i Kosovës ia dha Albin Kurtit pushtetin absolut dhe ndëshkoi kastën e vjetër politike.

“Nesër është dita kur bëhet 1 vit që populli i Kosovës e bëri kthesën historike me votën e tyre. E ndryshuan konfiguracion e forcave politike drastikisht. Albin Kurtit ia dhanë pushtetin absolut, ndërsa kastën e vjetër politike e ndëshkuan ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Nga kjo Qeveri njerëzit presin shpresë dhe qeverisje me duar të pastra”, ka shkruar Pozhari.

Sipas tij, deri më tani qeverisja me duar të pastra është realitet, ndërsa rritja e çmimeve ka ndodhur edhe në shumë vende të botës.

E, të paktën deri më tani, qeverisja me duar të pastra është realitet. Albin Kurti mbetet kryeministër për të cilin korrupsioni është armiku kryesor.

Ndërkohë, çmimet janë ngritur, njëjtë siç ka ndodhur në vende të ndryshme të botës. Por, për hirë të së vërtetës duhet thënë se 1.2 milionë banorë rezident sa mund të ketë Kosova, nuk mund të krahasohen me dhjetëra milionë gjermanë, francezë... e kështu me radhë, të cilët nga qeveritë e tyre nuk i kanë pasur shpresat e fundit”, shkroi Pozhari.

Au tha se, Albin Kurtit sot duhet dikush t'ia thotë se përtej evidentimit të gjendjes së rëndë dhe ndaljes së gjakderdhjes financiare që i është shkaktuar këtij shteti nga klane të krimit të organizuar, njerëzit presin mirëqenie.

Presin vende pune, ngritje pagash, tërheqje të investimeve. Dëshpërimi eventual në dy vitet e para të qeverisjes do të shkaktonte largim të pa-kthim të gjeneratave të reja. As ai dhe asnjë pushtetar nuk do të donte ta qeveriste një shtet ku jetojnë veç votuesit e tyre dhe pleqtë.

Deri më tani kryeministri Kurti ka qëndruar mirë. Përkundër pushtetit absolut, ai ka qeverisur si njeri që mendon për fatin e krejt popullit. Krahasuar me qeverisjet e mëparshme, sigurisht se ka vendosur standarde më të larta. Por, e vërteta që duhet t'ia përsërisim sa më shpesh është se ai nuk është votuar të jetë i krahasueshëm me të tjerët! Viti i dytë i qeverisjes do të duhej të ishte tregues që Albin Kurti ka vizion që edhe kur është në rrethanat më të ndërlikuara, popullit të vet i garanton jetë dinjitoze”, përfundoi Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat