Spahiu: Kur s’ke rritje rrogash, tërheqja e Trustit mbetet zgjidhja e vetme

Aktuale

Spahiu: Kur s’ke rritje rrogash, tërheqja e Trustit mbetet zgjidhja e vetme

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 09:37
Fatmir Spahiu

Aktori Fatmir Spahiu, ka kërkuar nga qeveria që t’i lejojë qytetarët që të tërheqin një përqindje të caktuar nga Trusti.

Spahiu tha se kjo duhet të bëhet për t’i ndihmuar qytetarit në mungesë të rritjes së pagave apo në mungesë të ndonjë fondi.

“Dmth, në rrethana normale me i lyp paret e tua të pensionit, pra të pleqeriese, me i shpenzu për rryme e për djath, është budallaki. Deri këtu jemi në rregull dhe qeveria së bashku me LDK e ka mirë në këtë pikë”.

” Poooor, kur ti nuk ki alternativë, s’ki rritje rrogash, s’ki ndonjë fond më të cilin e ndihmon qytetarin e thjesht, atëherë tërheqja e 20/30% të Trustit, mbetet zgjidhja e vetme. Pra fukarallaku dërgon në kaos, në padëgjeushmëri qytetare, e kaosi shumëzohet me zero, e zeroja nuk i duhet Kosovës”.

“Çmimet kanë kcyyy gjithandej. Është vullnet popullor për me i marrë paret tona. Pra tonat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat