Inaugurohet parku i erës në Selac, Kurti: Agjendën e Gjelbër e kemi prioritet

Aktuale

Inaugurohet parku i erës në Selac, Kurti: Agjendën e Gjelbër e kemi prioritet

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:08
Albin Kurti

“Me këtë investim Kosova ndërmerr hapin e parë të madh drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të larmishme të furnizimit me energji të rinovueshme”, tha Kryeministri, Albin Kurti,  në ceremoninë e inaugurimit të parkut të ri të erës “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgor të Komunës së Mitrovicës.

Në këtë ceremoni, ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Kurti vlerësoi këtë investim strategjik dhe veçanërisht përkushtimin e ministres gjermane Baerbock për zhvillimin e Kosovës.

“Agjenda e Gjelbër është një nga prioritetet e qeverisë sonë, jo vetëm sepse ajo përfshin një aspekt të rëndësishëm të procesit tonë të integrimit në BE, por veçanërisht sepse ne kemi nevojë të heqim gradualisht qymyrin duke ruajtur pavarësinë tonë energjetike”, tha kryeministri Kurti.

Teksa i ka përmendur aspektet pse është i rëndësishëm ky investim, i cili do të mbulojë 10% të kapacitetit të instaluar të vendit tonë, do të ulë emetimet e CO2 dhe po ashtu do të kontribuojë në furnizimin e përgjithshëm me energji. Kryeministri theksoi se është e qartë që në afat të gjatë zgjidhja e vetme e qëndrueshme është investimi në burimet e ripërtëritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat