Sot intervistimi i kandidatëve, Kurti tregon si duhet të jetë kryeprokurori i shtetit

Aktuale

Sot intervistimi i kandidatëve, Kurti tregon si duhet të jetë kryeprokurori i shtetit

Nga: G.B Më: 18 mars 2022 Në ora: 09:09
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth procesit të zgjedhjes së kryeprokuror të shtetit, ku sot është intervistimi i kandiadatëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pret që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.

Postimi i tij i plotë:

Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.

Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare.

Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat