​Osmani: Duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar

Aktuale

​Osmani: Duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar

Më: 1 prill 2022 Në ora: 18:46
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit.

Në mesazhin e presidentes Osmani thuhet se ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj.

“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar.

Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat