Spahiu: Takimi i Bidenit me Gjuriqin s’është i zakonshëm

Aktuale

Spahiu: Takimi i Bidenit me Gjuriqin s’është i zakonshëm

Më: 9 prill 2022 Në ora: 16:38
Avni Spahiu

Ish-ambasadori i Kosovës Avni Spahiu, takimin e presidentit Biden me ambasadorin serb në ShBA, e ka cilësuar si sinjal të intensifikimit të raporteve.

Takimi që ndodhi në Zyrën Ovale, Spahiu tha se nuk është akt i zakonshëm që një president ta takojë një ambasador në atë zyrë, përveç në rastin e dorëzimit të kredencialeve, ashtu siç e priti Bideni Gjuriqin.

“Kjo flet për një intensifikim të raporteve me Serbinë, që lidhet edhe me votën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-se në favor të përjashtimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut”, ka shkruar Spahiu.

Tutje, ai tha se sa më shumë që Serbia do të shkëputet nga Rusia, aq më i gatshëm është Uashingtoni për t’i intensifikuar raportet me Serbinë, dhe sipas tij, këtë Kosova duhet ta ketë parasysh.

Ndërsa, faktin që asnjë liderë i ri shtetërorë deri më tani nuk ka qenë për vizitë në Uashington, për Spahiun kjo është dashur të ndodh si një ndër viztat e para.

“Është po aq indikativ fakti se është hera  e parë që liderë kosovarë nuk kanë vizituar Uashingtonin për një kohë kaq të gjatë. Vizita e parë e liderëve të vendit është dashur të bëhej pikërisht në Uashington. Dhe, kjo gjë nuk duhet përçmuar”.

“Shpresojmë se së shpejti diplomacia jonë do të zgjohet nga apatia dhe do të zhvillojë një diplomaci aktive jo vetëm në Uashington por edhe në vende të tjera partnere, për të mos lejuar krijimin e ndonjë hendeku në marrëdhënie. Çdo neglizhencë tonën do ta shfrytëzojë pala tjetër. Dhe, nuk duhet të lejojmë më të ketë divergjenca në raportet tona me partnerin kryesor SHBA-në”, ka thënë Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat