“Provokime që reflektojnë pasiguri” Zaimi: Tre arsyet që Serbia sulmoi policinë e Kosovës

Aktuale

“Provokime që reflektojnë pasiguri” Zaimi: Tre arsyet që Serbia sulmoi policinë e Kosovës

Më: 17 prill 2022 Në ora: 22:21
Arbër Zaimi

Policia e Kosovës është rreth 5 herë ditëve të fundit pranë pikëkalimeve kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Arbër Zaimi është shprehur  sulmet janë provokim i Serbisë, që sipas tij ka ardhur për tre arsye.

Njëra prej arsyeve sipas Zaimit është zvogëlimi i territorit të Serbisë.

Arbër Zaimi: Ka pasur disa provokime në disa stacione policiore të Kosovës. Nga këto sulme janë dëmtuar disa punonjës të policisë, mirëpo këto provokime janë dënuar nga institucionet ndërkombëtare por edhe ata të Kosovës.  Janë provokime që reflektojnë një pasiguri të madhe nga ana e Serbisë. Tre arsyet se përse Serbia ka këtë lloj nervozizmi, janë:

E para është fakti se territori ku ka luajtur historikisht Serbia, ka ardhur duke u zvogëluar. Është shtuar presioni ndaj Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por Serbia nk o e bën këtë gjë, dhe kjo është një nga arsyet e këtyre provokimeve.

Arsyeja e dytë, është fakti se Serbia gjatë viteve të fundit, nuk e ka marrë asnjë koncesion prej Kosovës, në dialogun Kosovë-Serbi.

Arsyeja e tretë, pastaj është se sivjet për herë të parë as referendumi I janarit dhe as zgjedhjet presidenciale në Serbi nuk u lejuan që të organizoheshin në territorin e Kosovës.

Sipas Zaimit, arsyet e mësipërme e shtyjnë Serbinë drejt një nervozizmi për të treguar muskujt  dhe dhëmbët në Kosovë, por që kjo e fundit është e sigurt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat