23 vjetori i masakrës së Llapit dhe Gollakut, Konjufca: Do t’i nderojmë gjithmonë të rënët tonë për liri

Aktuale

23 vjetori i masakrës së Llapit dhe Gollakut, Konjufca: Do t’i nderojmë gjithmonë të rënët tonë për liri

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:57
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mori pjesë në tubimin përkujtimor të 23 vjetorit të masakrës serbe në rajonin e Llapit dhe Gollakut.

Ai u shpreh se janë mbledhur për të kujtuar 227 të rënët që e kanë dhënë jetën për lirinë e popullit tonë.

“Vetëm gjatë luftës së fundit, gjenocidi i Serbisë i ka vrarë mbi 12 mijë qytetarë shqiptarë në Kosovë dhe përgjegjësi është shumë i qartë, është shteti i Serbisë me ushtrinë, me policinë, me aparatin shtetëror dhe paramilitarët që i ka kontrolluar e që i ka urdhëruar për të gjitha këto krime, në mbi 300 masakra që i ka kryer anë e kënd Kosovës. Ky gjatë viteve 1998-1999 nuk ishte gjenocidi i vetëm që i ka ndodhur popullit të Kosovës, përgjatë historisë së gjatë e të përvuajtur të popullit tonë, ne kemi përjetuar vazhdimisht gjenocide prej Serbisë”, u shpreh ai.

Konjufca rendi katër krime të Serbisë, duke filluar nga i pari që siç u shpreh ai është vrasja e qytetarëve tonë.

“Krimi i parë i Serbisë ishte që i vrau qytetarët tonë, më të dashuritë tanë, duke mos i kursyer as fëmijët, mbi 1 mijë e 100 fëmijë. Krimi i dytë i Serbisë është që edhe pasi i vrau, i mori e ende I fshehë nëpër pjesë të territorit të vet, shumë prej tyre që i ka vrarë janë të groposur në Serbi dhe i mbanë ende të fshehur. Krimi i tretë i Serbisë është se nuk ka pasur kurrë drejtësi për familjet e juaja , sepse shumë pak janë ata që janë gjykuar për krimet kundër popullatës së pafajshme civile shqiptare të popullit tonë. Krimi i katërt është që Serbia nuk e ka ndryshuar drejtimin ende. Serbët po i bëjnë homazhe Millosheviqit, ne po i bëjmë homazhe të rënëve që derdhën gjakun për liri, e Serbia kasapit të vet që la në ballkan të vdekur mbi 160 mijë qytetarë të popujve të ndryshëm, shqiptar, boshnjak e kroat”, tha Konjufca.

Tutje, Konjufca u shpreh se do t’i nderojmë e kujtojmë gjithmonë të rënët tonë për liri, përcjell Klankosova.tv.

“Ne do t’i nderojmë e kujtojmë gjithmonë të rënët tonë për liri. Dëshmorët që e dhanë jetën me pushkë në dorë, e martirët që e derdhën gjakun për lirin e kosovës  ta që e dërdhën gjakun e kanë dhënë jetën që këta fëmijë të vegjël që po ishoh këtu, të mund të jetojnë të lirë e ta gëzojnë Kosovën tonë të lirë”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat