Ministri serb e krahasoi Kurtin me Hitlerin/ Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron masa ndaj Serbisë

Aktuale

Ministri serb e krahasoi Kurtin me Hitlerin/ Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron masa ndaj Serbisë

Nga: A.M Më: 25 prill 2022 Në ora: 16:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç e ka quajtur ‘Hitler’ kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.

Ai vlerësoi se sharjet e qeveritarëve serbë ndaj Kurtit janë njësoj si sharjet ruse ndaj Zelenskit para se të fillonin sulmin!

Zaimi përmendi disa arsye se pse pretendimet e ministrit serb janë të pabaza, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sharjet e qeveritarëve serbë ndaj Kurtit janë njësoj si sharjet ruse ndaj Zelenskit para se të fillonin sulmin!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç e paska quajtur kryeministrin e Kosovës “hitler”.

Kuptohet, ky është pretendim absurd dhe pa bazë, për shkak se:

1. Kurti dhe subjekti i tij promovojnë dhe realizojnë bashkëpunim përtej vijave etnike, dhe nuk kanë promovuar kurrë dhunë ndëretnike, ndryshe nga partitë qeverisëse në Serbi.

2. Kosova ka kapacitete ushtarake shumë të kufizuara, ndërsa është Serbia ajo që po armatoset intensivisht me armë ruse, kineze etj.

Duke parë se sa larg realitetit është etiketimi i Kurtit si “hitler” nga Beogradi, atëherë kjo nuk ka asnjë kuptim tjetër, përveçse përsëritje dhe kopjim i skenarit kriminal të Moskës.

Të mos harrojmë, para se të sulmonte Ukrainën e pafaj, moskovitët thanë se Zelenski ishte “hitler”. Ky pretendim nuk ka të bëjë me asnjë të vërtetë apo paralele historike, por thjesht me synimin për ta dehumanizuar tjetrin, për ta paraqitur atë si e keqja absolute, që pastaj ta eleminosh.

Kosova vazhdon të përgatitet për mbrojtje, ndërsa vendet që nuk duan konflikt në Ballkan (dhe vendet mike të Kosovës) është koha të marrin masa për kufizimin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat