Vikendit merret vendimi, certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohet në kufij

Aktuale

Vikendit merret vendimi, certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohet në kufij

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Sot janë mbledhur Komiteti dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Temë diskutimi ishte rishikimi i masave antiCOVID.

Burime të medias bëjnë të ditur se Qeverisë i është propozuar që në kuadër të rishikimit të masave, të hiqet si masë e të kërkuarit certifikatës në hyrjet kufitare në Kosovë.

Por, e njëjta masë mbetet brenda, për hyrje në qendra tregtare dhe veprimtari të gastronomisë.

Ky vendim pritet që nga Qeveria të miratohet gjatë vikendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat