Bulliqi: Veprimet e opozitës kanë për qëllim të nxisin tensione

Aktuale

Bulliqi: Veprimet e opozitës kanë për qëllim të nxisin tensione

Nga: M.H. Më: 29 maj 2022 Në ora: 16:04
Shpejtim Bulliqi

Ngjarjet politike në vend po vazhdojnë të jenë të tensionuar.

Opozita është ajo e cila në vazhdimsi po kërkon arsye të “sulmoj”, pozitën duke arritur kështu të sjellë momente tensione edhe gjatë seancave që po mbahen në vazhdimsi.

Në lidhje me këto “sulme” të opozitës ndaj pozitës për “Bota sot”, ka folur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Sipas tij veprimet e fundit të opozitë po vinë si shkas se të njejtit nuk po arrijnë të pranojnë që do të jenë edhe për një kohë në opozitë.

Ai thekson që në mungesë të argumenteve po provojnë që me mjete të tjera të pengojnë punën e mirë të qeverisjes komunale.

Siç po shihet me veprimet e fundit të opozitës, ka pjesëtarë irracional dhe nuk po mund të pajtohen ende me faktin se duhet të qëndrojnë së paku edhe për 4 vjet në opozitë dhe për pasojë po bëjnë veprime që nuk i kontribuojnë diskutimeve parlamentare, por vetëm nxisin tensione.

Në mungesë të argumenteve po provojnë që me mjete të tjera të pengojnë punën e mirë të qeverisjes komunale”, u shpreh Bulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat