Rrëfehet bashkëluftëtari: Porosia e fundit e Zahirit kushtonte 400 mijë marka gjermane, paratë e premtuara...

Aktuale

Rrëfehet bashkëluftëtari: Porosia e fundit e Zahirit kushtonte 400 mijë marka gjermane, paratë e premtuara...

Nga: P.R Më: 2 qershor 2022 Në ora: 20:07
Hasan Zeneli dhe Zahir Pajaziti

Bashkëluftëtari i heroit të kombit, Zahir Pajaziti, Hasan Zeneli, përmes një postimi në facebook ka rrëfyer se si një person i nacionalitetit malazez kishte furnizuar me armë UÇK-në.

“Porosia e fundit e jona, me urdhëresën e Zahirit ishte: Të na sjellë një kamionetë Zastava me 100 Kallashnikovë, 50 murtaja krahu, 500 bomba dore,100 mina tromblonike, 1 ton eksploziv, 50 pistoleta “TT” dhe 10 mijë fyshek kallashnikovit. Ngarkesa u bë gati për tu nisur por, paratë e premtuara nga jashtë, nuk na u dërguan sipas marrëveshjes!!! Kjo ngarkesë kushtonte 400 mijë marka Gjermane”, ka shkruar Zeneli, përcjellë “Bota sot”.

Zeneli ka treguar se si nuk e kishte zbuluar emrin e këtij personi, pavarësisht torturave të UDB-së serbe.

“Me gjithë torturat që përjetova nga UDB-ja për këtë njeri, malazias dhe në fund më ballafaquan me të, nuk e pranova se e njoh! Edhe sot, nuk mundem t'ja përmendi emrin shkaku i sigurisë së tij!”, shkruan ndër tjerash Hasan Zeneli.

Postimi i plotë:

Takimi “Kod Cesme” ka shumë konspiracione.

Nuk po mundem të shkruaj shkaku se personi i nacionalitetit Malazez, i cili është banor në afërsi të k'ti kroni, mundë të arrestohet nga xhandarmeria serbe. Ky njeri, na furnizonte me armatime. Porosia e fundit e jona, me urdhëresën e Zahirit ishte: Të na sjellë një kamionetë Zastava me 100 Kallashnikovë, 50 murtaja krahu, 500 bomba dore,100 mina tromblonike, 1 ton eksploziv, 50 pistoleta “TT” dhe 10 mijë fyshek kallashnikovit.

Ngarkesa u bë gati për tu nisur por, paratë e premtuara nga jashtë, nuk na u dërguan sipas marrëveshjes!!!

Kjo ngarkesë kushtonte 400 mijë marka Gjermane.

Për ngarkesën ishin të informuar Selim Haziri dhe Ilir Konushevci.

Më së miri, nga të gjallët din të flasë Selim Haziri.

Me gjithë torturat që përjetova nga UDB-ja për këtë njeri, malazias dhe në fund më ballafaquan me të, nuk e pranova se e njoh!

Edhe sot, nuk mundem t'ja përmendi emrin shkaku i sigurisë së tij!

Takimet Isufi i linte te kroni “Kod Cesme u 19-naest sati"!

Gjatë qëndrimit tim në burgun e Nishit, përmes televizorit kuptova se djali i mixhes së tij, Milorad Ulemek "Legia" e vrau Zoran Dindjiçin.

Pra, ky ishte takimi i fundit me Malazezin “Kod Cesme” me 01 Qershor të vitit 1996.

Më duhet ta bëj publike të teren por pak më vonë, shkaku se vdekja po na ofrohet dhe nuk mundem ti marrë me vete në varrë disa konspiracione. Me shumë respekt e krenari për lexuesit, Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Hasan Selim Zeneli.

1 /6/ 2022

Ballabani Historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat