Berisha: Ministria e Drejtësisë nuk po e aplikon teorinë e vajit dhe tepsisë në rastin Dehari

Aktuale

Berisha: Ministria e Drejtësisë nuk po e aplikon teorinë e vajit dhe tepsisë në rastin Dehari

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 00:52
Avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, ka reaguar në lidhje me teorinë tashmë të famshme “të vajit dhe tepsisë “, me “autor” zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu. 

Përmes një postimi në facebook, Berisha ka thënë se sipas tij Ministria e Drejtësis nuk po e përdorë teorinë e tepsisë dhe vajit për hetime në rastin Astrit Dehari.

Sipas Berishës, kështu do të zgjidhej edhe enigma e vdekjes së Astrit Deharit.

“Me gjase kete teorine e vajit dhe tepsise nuk po e aplikon Ministria e Drejtesise ne hetimin e vdekjes se Astrit Deharit, se perndryshe motiiii do e kishin zgjidh enigmen e krijuar vet, vetem sa per te ardhur ne pushtet”, ka shkruar Berisha në facebook 

Gjithashtu, avokati Berisha tha se këto veprime përbëjnë rrezik për sigurinë juridike në Kosovë. 

“Keta pervec se te paditur, po provohet se jane edhe mashtrues. Kjo perben rrezik edhe me te madh per sigurine juridike ne vendin tone”, shkroi ai. 

“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat