Kasaphane buxhetore, nuk i vidhnin 20-30%, por 110 për qind të tenderëve në qeverinë Haradinaj etj.!

Aktuale

Kasaphane buxhetore, nuk i vidhnin 20-30%, por 110 për qind të tenderëve në qeverinë Haradinaj etj.!

Nga: Idriz Morina Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:51
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Sot, policia dhe prokuroria do të duhej më së paku të kishte marrë në pyetje Ramush Haradinajn dhe Sami Lashtakun, për kasaphanën buxhetore në vetëm një tenderë, sipas dëshmisë së zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi.

Një tender që sot po i kushton Qeverisë së Kosovës 9 milionë euro në mirëmbajtjen e 14 loteve të rrugëve, për një vit, në qeverinë Haradinaj, dhe mbase të ndonjë tjetre, i kanë kushtuar 19 milionë euro buxhetit të shtetit për një vit.

Pyetja është se çfarë po bëjnë hetimet!

Sipas informatave të dhëna nga zëvendësministri Durmishi, rezulton se keqpërdorimi i buxhetit ka ndodhur në vlerën prej mbi 110 për qind.

“... veç me kontratën e mirëmbajtjes së rrugëve na ia kemi pshtu buxhetit 30 milionë euro. Diku kanë përfunduar këto. 14 llote ne jemi duke i përfunduar me 9 milionë euro, për 3 vjet bëjnë 27 milionë euro, 57 milionë ka kështu në qeverisjet e kalume. 30 milionë euro kanë përfundu dikun”, tha Durmishi mbrëmë në një studio televizive.

Image
Zëvendësministri Hysen Durmishi

Madje ai ka akuzuar me emra, se cilave grupacione u takojnë përfituesit. Sipas Durmishit, përfitues janë indirekt ose drejtpërdrejt, grupi i Ramush Haradinajt (njerëzit e tij) dhe grupi i Sami Lushtakut (njerëzit e tij).

“Nuk e di a kanë shku në xhep të Sami Lushtakut apo të Ramush Haradinajt, por që kanë shku në xhepat e njerëzve rreth Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajt jam i bindur”, ka thënë Durmishi.

Nëse deri në ardhjen në pushtet është folur për pretendime të ‘gjakderdhjes financiare’, ajo tashmë po dokumentohet.

Pyetja është se çfarë po bëjnë Prokuroria dhe policia hetuese!

A është koha për të fjetur në këtë kasaphane të buxhetit!

Pra, nëse kështu kanë rrjedhur punët me buxhetin e Kosovës, atëherë përgjithësisht në investimet kapitale, më së paku do të ketë qenë 50% vjedhja e tyre. Pra, më as që bëhej fjalë për përfitime nga tenderët me 10-20 %, që duhej t’ua jepnin kompanitë pushtetarëve për ta fituar tenderin dikur. Por, kishin ndryshuar ‘rregullat e lojës’, buxheti shkonte tek kompanitë e pushtetarëve, të njerëzve të tyre, me të tjerë emra, dhe tashmë fitimet ishin, mbi 100%, se 10 përqindëshi mund të jetë ndarë në mënyra të ndryshme, sërish.

Pra, nëse investimet kapitale në Kosovë ishin rreth 500 milionë mesatarisht në vit, janë vjedhur së paku 250 milionë euro!

Për këto kasaphane buxhetore duhet të flasë edhe Avdullah Hoti, si ish-kryeministër, ai duhet të argumentojë se çfarë ka gjetur apo nëse z.Durmishi po mashtron, pasi kjo do të ishte shkelje e ligjit!

Heshtja është bashkëpjesëmarrje në krim, fshehje e krimit, vepër penale!

Gjithashtu z.Durmishi dhe shefi i tij Liburn Aliu, duhet t’i dorëzojnë këto dosje në Prokurori!

Por ku shkonin këto para?

Sipas Shtëpisë së Lirisë (Freedom House), paratë nga vjedhja e buxhetit përfundonin në krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelitë të lartë, me të cilin kishin lidhje Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë role të fuqishme në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raport.

Bazuar në raportin e Freedom House, të prillit të këtij viti, në këso lloj plaçkitjesh buxhetore, për të cilat dëshmon edhe zv.ministri Durmishi, ka qenë i përfshirë edhe Hashim Thaçi, i cili veç tjerash sipas raportimeve besohet se ishte i përfshirë edhe në lobim për ndarjen e Kosovës.

Këto modele vjedhjesh me 110%, ua kalojnë edhe plaçkitësve të bankave, të cilët maksimalisht mund të vjedhin 100%, por këta ia kalonin edhe me 10 për qind e më shumë!

Po ashtu plaçkitësit, në shumë raste, zakonisht ose përfundojnë në burg ose eliminohen nga njëri tjetri, për shkak të mospajtimit të ndarjes së plaçkës.

Këta, ende se kanë këtë hallë, me ndonjë përjashtim, ose mund të mos e kenë kurrë, nëse as tani nuk arrestohen, ata që janë në liri!

Raporti i Freedom House i akuzonte për katër vite të qeverisjes, dhe sipas citimit të atij raporti si më lart, Thaçi dhe Ramush Haradinaj vendosnin për figurat kyçe në institucione: “ata luajnë role të fuqishme në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”!

Hetimet për krimet e kryera nga njerëz të Hashim Thaçit mund të bëhen, pavarësisht që vet ai ndodhet tashmë një vit e gjysmë në Hagë, i arrestuar nga gjykata speciale.

Ndërsa, për Ramush Haradinajn pa problem meqë ndodhet në liri.

Ramush Haradinaj i mohonte akuzat e Freedom House, madje duke u mburrur se si lufton për sundim të ligjit.

“Dua t’ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t'i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, pat shkruar Ramush Haradinaj në reagimin e tij.

Akuzat e Freedom House për bashkëpunim me Rusi dhe Kinë

Sipas Freedom House, qeveritë e Kosovës në një periudhë kohore të pacaktuar janë ndikuar nga qeveritë ruse, kineze e turke. Pra, akuzat për këtë bashkëpunim biejnë edhe mbi Ramush Haradinajn, dhe me shumë gjasë edhe ndaj Hashim Thaçit, pa pjesëmarrjen vendimtare të të cilit, nuk bëheshin koalicionet apo qeveritë.

“Qeveritë ruse, kineze dhe turke kanë ushtruar gjithashtu ndikim mbi proceset qeveritare në Kosovë gjatë viteve të fundit”, thuhet në raportin e Freedom House”, thuhet në raport.

Por, Ramush Haradinaj, po i sfidon me lehtësi këto akuza. Madje atë që kishte premtuar në muajin prill, kur e kërcënoi Albin Kurtin se do ta bllokonte në Qeveri, me veteranë, 20 mijë prej të cilëve së paku jan mashtrues, e bëri të hënën duke i mbyllur dyert e Kuvendit!

Image
Protestuesit veteranë dhe falsifikatorë bashkë para Kuvendit

 

Prandaj, edhe protestat e atilla, ku kërcënohej Qeveria me luftë, nuk kanë motive të tjera, përveç se të mbulohet plaçkitja masive e mijëra atyre vetave që aspironin me çdo kush të bëheshin veteran, dhe në kundërvlerë duhej të paguanin shuma të majme.

Po ashtu protestat nuk kanë mesazh tjetër, përveç se për t’i frikësuar institucionet e drejtësisë, dhe po ashtu edhe korin diplomatik, se mund ta destabilizojnë Kosovën, nëse ndodhin arrestime për korrupsion dhe krim të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat