​Raportimi etik në situata konflikti, mediave iu kërkohet të shmangin gjuhën e urrejtjes

Aktuale

​Raportimi etik në situata konflikti, mediave iu kërkohet të shmangin gjuhën e urrejtjes

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Çështja e raportimit etik në situata konflikti është trajtuar në konferencën e Lidershipit të Ballkanit me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor” të drejtuar nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress dhe Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve në Evropën Juglindore (ABNA).

Drejtuesi i Federatës Universale të Paqes, Peter Zoeher tha se imazhi i mediave ka rënë në sytë e publikut dhe sipas tij duhet të punohet në mënyrë që të rikthehen mediat e sakta dhe të lira.

Zoeher: Duhet të rikthejmë imazhin e mirë të mediave 

“Në sytë e publikut, imazhi i mediave është në rënie 15 deri në 20 vitet e fundit, jo vetëm në rajonin perëndimor por edhe Evropën Perëndimore por edhe vet Amerikë. Për shembull në Austri, para disa vitesh kur kam filluar, kam qenë anëtar i Asociacionit dhe kam pasur nderin sa e herë e kam bartur emrin, tash e fsheh. Kjo tregon që imazhi ka ndryshuar apo është zbehur viteve të fundit. Imazhi ka ndryshuar apo është zbehur viteve të fundit, nuk mundemi ta fajësojmë askënd tjetër përveç vetës dhe vetëm ne nuk mund ta rikthejmë atë imazhin e mirë këtyre viteve të ardhshme, vetëm ne mund të sigurojmë që mediat të jenë të sakta, përgjegjëse dhe të lira prap. Është mandati i IMAP për t’iu ndihmuar dhe t’ju mbështesë në këtë përpjekje, duhet ta bëjmë këtë, të ndihmojmë në këtë përpjekje, jemi së bashku në këtë, t’i ndihmojë gazetarët për një botë paqësore dhe më të mirë”, tha ai. 

Duke diskutuar për raportimin etik në situata konflikti, kryesuesi i Washingon Times, Tom McDevitt foli për sfidat e shumta me të cilat po përballen njerëzit në vitet e fundit dhe rolin që kanë gazetarët në këto ngjarje në të gjithë botën. 

McDevitt: Kemi sfida shumë dimensionale në të gjithë botën, përfshirë COVID-19

“Kemi sfida shumë dimensionale kemi COVID-19 që ka sjellë shumë vuajtje në të gjithë botën, normat shoqërore janë prishur, janë dëmtuar, kemi edhe arsye të tjera për shkak se bota po zgjerohet me shumë probleme, dhe si i shohim ne këto probleme është jashtëzakonisht e rëndësishme, ne si gazetar është jetik të shohim ku është ai thelbi, cilët janë indikatorët të cilët çojnë drejt këtyre ndryshimeve, në veçanti nëse duam të raportojmë lajmin në mënyrë të saktë, të përgjegjshëm dhe të lirë dhe thirrjet e gazetarëve të mos jemi të shpenzueshëm”, tha ai. 

Sipas tij, duhet të punohet në mënyrë që në Ballkan të krijohet një fenomen që do të kishte ndikim edhe në industrinë botërore të mediave.

Ndërsa, Skënder Krasniqi, president i Aleancës e Agjencive të Lajmeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore tha se mediat duhet të shmangin nxitjen e konfliktit dhe t’i shërbejnë vetëm të vërtetës.

Krasniqi: Mediat duhet t’i shërbejnë të vërtetës dhe të shmangin nxitjen e konfliktit 

“Ne si media, si profesion dhe si mision, duhet të shmangim nxitjen e konfliktit, urrejtjes e armiqësisë, duke përdorur një gjuhë sa më neutrale, pra jo të ngarkuar emocionalisht, dhe mund t’i shërbejmë të vërtetës dhe të mos krijojmë të vërteta të tjera të hidhura. Detyra e jonë si media në një konflikt është mbulimi dhe raportimi i pavarur mbi ngjarjen me çka bëhet informimi i opinionit vendor dhe të huaj duke u rritur edhe transparenca mbi atë konflikt dhe opinioni të mos varet vetëm nga informatat zyrtare. Vrasja e gazetarëve është vrasje e së vërtetës çka fatkeqësisht edhe tani që po flasim ne është duke ndodhur jo shumë larg nga jemi ne. Në ketë drejtim dhe duke u përpjekur t’i kontribuojmë paqes e jo dhunës, ne kuadër te ABNA-s ku jemi 12 shtete nga Ballkani dhe Evropa Juglindore me përjashtim të Malit te Zi që shpresojmë të na bashkëngjitet, jemi duke punuar ne vazhdimësi, duke e rritur bashkëpunimin ndërmjet agjencive te lajmeve në mënyrë që lajmet nga vendet tona të vijnë nga dora e parë dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në zvogëlimin e mundësive të shtrembërimit të informacioneve nga akterët e tjerë”, tha Krasniqi. 

Ai tha se janë duke punuar edhe në krijimin e një dhome ballkanike ku secila agjenci do të mund të jap kontributin e vet në këtë drejtim.

Ndërsa Predrag Vujoviç, president i agjencisë serbe P.R.A, tha se sfidë në Ballkanin Perëndimor mbetët edhe liria e mediave.

Vujoviç: Në Serbi njerëzit në pushtet po i blejnë mediat 

“Kur flasim për lirinë mediatike, kjo është një pyetje mjaft e vështirë në Ballkanin Perëndimor. Në Ballkanin Perëndimor, vendet këtu, nuk kanë shumë liri, nuk është rasti gjithkund i njëjtë por shumica e qeverive dhe partitë politike kanë tendencë të kenë kontroll të plotë mbi mediat, edhe pse kemi procese të ndryshme në ish-vendet e Jugosllavisë, për shembull shumë prej mediave shtetërore janë të privatizuar dhe partitë politike po i blejnë ato apo edhe sot njëfarë mënyre janë njerëz me pushtet që po i blejnë mediat, kjo po ndodh në Serbi apo edhe vende të tjera. Gjithashtu ka edhe ndikim më të madh të komercializmit që nuk po vjen vetëm prej partive politike por edhe korporatave”, tha ai.

Duke folur për dezinformatat dhe luftimin e tyre, udhëheqës i Universitetit UBT, Edmond Hajziri tha se brenda ditës gjenerohen mijëra të tilla nga vendet që synojnë destabilizim.

Hajrizi: Vendet që pretendojnë destabilizim gjenerojnë me mijëra informata brenda ditës 

“Vetëm vitet e fundit konsiderohet se 90% e dijeve të reja janë gjeneruar në krejt historinë e njerëzit, vetëm në dy-tre vitet e fundit kemi 80 apo 90% të të dhënave që kemi mbledh gjatë historisë, nëse konfrontohemi me këto të dhëna e me këto dije e mediat janë përgjegjëse për të dhënë të vërtetën në relacion me përdoruesin dhe krijuesin e një ngjarje shihet që është kompleksitet dhe këtë kompleksitet duhet ta trajtojmë në mënyrë inovative dhe ne besojmë që kjo qasje inovative është kërkesë e kohës për ta mbrojtur etikën, të saktën në kohë reale dhe t’u përballemi dezinformacoineve, jo që janë të shumta, por çdo ditë e me tepër vijnë. Vetëm nga disa vende që pretendojnë destabilizim gjenerojnë me mijëra dezinformata brenda ditës për Unionin Evropian, Kosovën, për të tjerët, ky konfrontim me këto gjëra duhet të shtohet”, tha ai.

Profesori dhe gazetari nga Tirana, Lutfi Dervishi tha se gazetarët duhet të raportojnë vetëm të vërtetën, duke shtuar se besimi publik nuk është siç ka qenë përpara në raport me mediat.

Dervishi: Gazetarët duhet të raportojnë të vërtetën jo atë që u tregojnë të tjerët

“Duhet të jemi gazetarë profesionistë që të raportojmë të vërtetën, ta raportojmë të të vërtetën ku ju e zbuloni, dhe jo të vërtetën të cilën e tregojnë të tjerët, edhe një qytetar i thjeshtë në ditët e sotme mund të bëhet gazetar. Pajtohem që besimi publik nuk është siç ka qenë përpara në raport me mediat”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat