Pasuria e deputetëve të PDK-së nga Podujeva, Floretë Zejnullahu milionere

Aktuale

Pasuria e deputetëve të PDK-së nga Podujeva, Floretë Zejnullahu milionere

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:31
Floretë Zejnullahu

Dy deputetët e PDK-së nga Podujeva, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani, kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo që bie në sy është pasuria e madhe që ka deklaruar Zejnullahu, e cila në zgjedhjet e fundit kishte qenë kandidate e PDK-së për kryetare të Podujevës.

Ajo ka deklaruar vetëm pasuri të paluajtshme e cila arrin vlerën e mbi 800 mijë euro. Ajo ka thënë se fabrikë të trashëguar me tokë përcjellëse në vlerë 400 mijë euro. Dy banesa, mal dhe shumë tokë bujqësore qindra-mijëra euro.

Zejnullahu ka deklaruar tri vetura, njëra Golf 6 mijë euro, tjetra “Audi” 15 mijë euro, “Clio” 6 mijë euro. Pajisje bujqësore 55 mijë euro.

Zejnullahu ka deklaruar se ka aksione në “NTP Agromania”, “NTP Dea”, “Scandëin LLC”, “Dea Factory Shpk”.

Më tej, Zejnullahu ka thënë se ka rreth 9 mijë euro të kursyera në banka.

“Agromania NTP eshte ne pronësi timen, por nuk është funksionale. Kompania ka në pronësi mjete bujqësore në vlerë të blerjes 55000 euro të blera në vitin 2015. Scanëin shpk, babai është 60% aksionar, por nuk është funksionale. Dea Factory shpk është kompani në emër te vëllait dhe është funksionale. Pasuritë e ndërmarrjes dhe detyrimet janë sipas gjendjeve . Pasuria e paluajtshme është në emër të prindit, por 1/4 është prone nga vija trashëgimore, dhe vlera e tokës është caktuar nga pronari me kërkesë te AKK-se në njërin nga vitet paraprake”, thuhet në infon shtesë të Zejnullahut- drejtuar AKK-së.

Kuse Isak Shabani ka deklaruar në AKK se ka banesë në vlerë prej 70 mijë euro. Parcelë 10 mijë euro dhe banesë tjetër 30 mijë euro. Të gjitha këto të përbashkëta.

Ai ka thënë se veturë “Jeep” – 5 mijë euro, kurse vetura tjetër “BMË 3” mbi 3 mijë euro është e fëmijëve.

Shabani ka thënë se ka mbi 27 mijë euro para të gatshme nëpër banka, kurse ka mbi 100 mijë euro kredi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat