Mustafa reagon pas mbylljes së terminalit doganor në Merdare: Qeveria ka vendos ta shkatërrojë...

Aktuale

Mustafa reagon pas mbylljes së terminalit doganor në Merdare: Qeveria ka vendos ta shkatërrojë...

Nga: P.R Më: 16 qershor 2022 Në ora: 21:05
Besian Mustafa

Kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se nga Dogana e Kosovës është mbyllur terminali doganor në pikën kufitare në Merdare.

“Pas vendimit nga ana e Doganës së Kosovës për mbylljen e terminalit doganor në Merdarë, kam pritur në takim shoqatën e shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtar, të cilët kanë vepruar në këtë pikë doganore. Ata ishin të shqetësuar nga ky vendim dhe shprehën mospajtimet e tyre me këtë vendim, ndërsa atyre ju sigurova që kërkesat e tyre do t’i adresoj në instancat e nivelit qendror”, ka shkruar Bulliqi.

E lajmi për mbylljen e këtij terminali, ka nxitur reagimin e deputetit të LDK-së, Besian Mustafa.

“LVV në Llap ka kryetarin e komunës dhe 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Qeveria ka vendosur terminalin doganor në Merdare ta mbyllin duke i detyruar të gjitha bizneset atje t’i kryejnë shërbimet në Prishtinë, 30km larg”, ka shkruar Mustafa.

“Terminal doganor shtetëtor kanë premtuar por asnjë procedurë në letra, e lëre më në teren, nuk kanë filluar. Sektorin privat në Llap kanë vendosur ta shkatërrojnë. Hani buk’ e bunkera bre…”, shkruan deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat