Këshilltari i Kurti: Në batalionin ku kam qenë komandant i kam pas 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

Aktuale

Këshilltari i Kurti: Në batalionin ku kam qenë komandant i kam pas 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 21:28
Aziz Bici dhe Albin Kurti

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, ka thënë se si komandant i ka pasur 250 ushtarë në menaxhim.

Po tash thotë se në regjistrimin e OVL UÇK-së i figurojnë 600 veteranë, duke aluduar se listat janë të fryera.

Deklaratën e tij e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.

“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici.

Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.

Por ekzekutivi pretendon se listat janë të fyera e rrjedhimisht pensionet do të rriten pasi ato të lista të pastrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat