Marrëveshja për energji, Kusari -Lila e quan “lajm optimist”

Aktuale

Marrëveshja për energji, Kusari -Lila e quan “lajm optimist”

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 13:00
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për faturimin e energjisë në veri, sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook ajo e ka konsideruar një “lajm optimist”, teksa shton se kjo ka qenë nga sfidat më të rënda për Kosovën.

“Lajme optimiste nga Brukseli për zbatimin e marrëveshjes për energjinë! Përfundimisht normalitet në sistemin e faturimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa përjashtim për katër komunat në veri. Një prej sfidave më të rënda për sistemin elektroenergjetik të Kosovës që nga përfundimi i luftës, po i vjen fundi. Normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit pa përjashtim!”, shkruan ajo.

Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat