Shala: Mungesa e energjisë elektrike rrezikon sigurinë nacionale

Aktuale

Shala: Mungesa e energjisë elektrike rrezikon sigurinë nacionale

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 16:57
Ilustrim

Njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, ka thënë mungesa e energjisë e rrezikon sigurinë nacionale.

Shala ka propozuar një treg të përbashkët energjetik mes Kosovës- Shqipërisë- Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, dhe kështu do të arrihej stabiliteti energjetik.

Ai theksoi do të duhej të gjendej një strategji alternative duke mos pasur cenim të drejtpërdrejt.

Sipas tij gjeneratorët e vendosur në institucionet nuk do të mund të mbulojnë nevojën energjetike duke u varur nga nafta.

Shkrimi i plotë:

Siguria energjetike – black out në Kosovë

Siguria e energjisë është një koncept shumëdimensional dhe që nuk përfshin vetëm sigurinë e furnizimit por edhe mbrojtja e konsumatorëve dhe përballueshmëria e çmimeve. Në një botë gjithnjë e më të ndërvarur dhe të ndryshueshme, koncepti i sigurisë së energjisë duhet ndryshuar dhe plotësuar sipas nevojës aktuale.

Bazuar edhe në dokumentin e Strategjisë e Sigurisë se Republikës se Kosovës 2021-2030 , ku siguria energjetik është komponentë kryesore ndaj të ciles nuk është ndërmarrë as edhe një veprim konkret të stabilizimit afatgjatë e cila e rrezikon sigurinë nacional të vendit.

Sa lidhje interkonektive ka Kosova më shtet fqinje dhe sa është kapaciteti i tyre ?

Bazuar në të dhenat dhe studimin që është realizuar nga INDEP – Institutit për Politika Zhvillimore kur ndër tjerash kanë paraqitur situten si në vijim :

– Kosovë/Serbi ka gjithësej – 1 linje 400 KV , 1 linje 220 KV si dhe 2 linje 110 KV që totali është në KV- 840 KV nga gjithësej 1420 KV që ka me shtetet fqinje siç janë Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi pra diferenca e linjeve në mese Kosoves me Serbin dhe Kosova me gjitha keto vende tjera është 580 KV.

Pra lind pyetja ndaj të cilës nuk ka ndonjë veprim konkret institucional se a ka hapësirë politike/strategjike të krijohet një bashkimi energjetik me Shqipërinë e cila duhet të jetë prioritet i Kosovës ?

Nga ky proces duhet t’i paraprijë një integrimi në tregun rajonal të energjisë, i domosdoshëm për tranzicionin energjetik. Kosova ka mundësinë unike që duke bashkuar tregun me Shqipërinë të përfitoj nga kosto më të ulta të tregut të kapaciteteve dhe të rritjes së sigurisë. Kjo do të realizohet përmes bashkimit të kapaciteteve të rezervave terciare në rajon, të atilla që mundësojnë kosto shumë më të ulta për shtetet si dhe nevojë më të vogël për kapacitete shtesë.

Por, mos të ndalet bashkëpunimi vetëm më një treg të përbashkët me Shqipërinë por në procesin afatëgjatë të kemi një treg të përbashkët energjetik : Kosovë – Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi dhe kështu do të kishte mundësi që të kemi një stabilitet energjetik më gjitha benificionet e mundëshme.

Qeveria aktuale duke parë që sistemi dhe infrastruktura energjetike në Kosove nuk do të mund të përballojë vjeshten/dimrin 2022 do të duhej të mendonte që në muajn Mars të këtij viti në gjetjen e një rruge alternative strategjike që ataktimi që mund tju behet Kosovës në mungesë të energjisë ta siguronte një bypass të caktuar që kështu mos të kishim një cenim të drejtpërdrejt të sigurise nacional të vendit ku dihet që gjeneratoret të vendosur në institucione nuk do të munden të mbulojnë nevojen energjetik duke u varur edhe nga faktori kryesor që mbetet nafta si burim kryesor startues për keta gjenerator.

Situata do të jete e rend sepse jemi të vonuar në marrjen e hapave dhe Kosova është në drejtim të një black out energjetik në muajt e vjeshtes/dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat