Ish-ambasadori: Kosova mori një rikonfirmim të mbështetjes amerikane

Aktuale

Ish-ambasadori: Kosova mori një rikonfirmim të mbështetjes amerikane

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 22:13
Avni Spahiu

Avni Spahiu foli edhe për takimin që kishte Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Ai thotë se Kosova mori një rikonfirmim të mbështetjes amerikane.

“Takimi i Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës në Departamentin e Shtetit vjen në një moment jetik për marrëdhëniet mes dy vendeve, sidomos pasi që ishte krijuar përshtypja se diçka në këto marrëdhënie nuk ishte duke funksionuar.

Tani kemi një rikonfirmim të mbështetjes amerikane ndaj Kosovës, si dhe një zotim të kosovarëve për “miqësi të përhershme” me Shtetet e Bashkuara. Pra, është një zhvillim shumë me peshë për Kosovën që ndodhë në një moment shumë të rëndësishëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat