Serbia për herë të parë pranon letërnjoftimet e Kosovës

Aktuale

Serbia për herë të parë pranon letërnjoftimet e Kosovës

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:37
Josep Borrell

Serbia për herë të parë ka pranuar letërnjoftimet e Kosovës.

Kjo pasi sot Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia i ka pranuar dokumentet kosovare çka bën që të mos ketë më pengesa për lëvizje të lirë mes dy vendeve.

Këtëq e bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Kemi një marrëveshje. Në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për poseduesit e dokumenteve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i kërkojë ato për poseduesit e dokumenteve të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat