Ky është mësuesi nga Gjilani që u arrestua për dyshimet se ngacmoi ish-nxënësen e tij

Aktuale

Ky është mësuesi nga Gjilani që u arrestua për dyshimet se ngacmoi ish-nxënësen e tij

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 17:24
Kastriot Kurti

Është ndaluar mësimdhënësi nga Gjilani, Kastriot Kurti i cili përmes rrjetit social ka shqetësuar me mesazhe ish-nxënësen e tij.

Kastrito Kurti është 32 vjeçar, mësimdhënës i lëndës së Filozofisë në gjimnazin ‘’Zenel Hajdini’’, në Gjilan.

Lajmin për arrestimin e tij e konfirmon për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai thotë se rasti në polici është raportuar nga e dyshuara me datën 6 shtator, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se përmes mesazheve ka shqetësuar një ish-nxënëse të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.09.2022 rreth orës 16:00 ka pranuar ankesë nga ankuesja Shqiptare Kosovare se përmes rrjetit social është shqetësuar me mesazhe shqetësuese nga i dyshuari Shqiptar Kosovar K.K. (1990)”, tha ai.

“I dyshuari nga ana e Policisë pasi është lokalizuar, është arrestuar dhe intervistuar në baztë procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Shqetësim’’ dhe i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat